Sulm kamikaz në një xhami në Arabinë Saudite NULL NULL 22/05/2015 22/05/2015 Një kamikaz ka sulmuar xhaminë shiite në provincën lindore të Arabisë Saudite, duke shkaktuar viktima, raportojnë mediat shtetërore. Një dëshmitar, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, se ndodhi një shpërthim i madh në xhaminë Imam Ali në fshatin al-Qadeeh. Ai shtoi se numri i viktimave në xhami mendohet të jetë të paktën 30 persona. Ata ndodheshin në mesin e 150 personave që ishin atje për t’u lutur. Deri tani nuk ka pasur raportime për përgjegjësit e këtij sulmi. Minoriteti mysliman Shia në Arabinë Saudite është kryesisht i bazuar në Provincën Lindore, dhe kohët e fundit atje ka pasur protesta të mëdha për të drejtat e këtij minoriteti. Ky është sulmi i parë i një xhamie shiite atje. Ky sulm besohet të ketë ardhur nga fakti që sauditët kryesojnë një koalicion të shteteve arabe në një fushatë kundra rebelëve shiitë në Jemen. Arabia Saudite është kërcënuar edhe nga Shteti Islamik, që është në shënjestër të koalicionit ndërkombëtar përfshi edhe mbretërinë sunite. / klankosova.tv
Lajme Tre ushtarë vriten nga sulmet ajrore izraelite në Siri, sipas medies shtetërore 1 minutë më parë