Suharekë: Vdes një person pasi u rrokullis me traktor NULL NULL 19.09.2023 08:37 19.09.2023 08:37 Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës. Rasti ka ndodhur të hënën pasdite. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit. Gashi tha se viktima ishte rrokullisur me traktor. Ai theksoi se në vendin e ngjarjes ka dal policia. “Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdher te Prokurorit te shtetit trupi i pa jete eshte dergua ne IML Prishtinë Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me kete rast dhe po cilesohet si rast hetim i vdekjes”, theksoi ai.