Suhareka po ndërtohet: Çka u bë dhe çka pritet? – flet kryetari Muharremaj (VIDEO) NULL NULL 04.04.2025 12:58 04.04.2025 12:58 Komuna e Suharekës po njeh valë të re zhvillimi, me investime të reja në infrastrukturë arsimore dhe sportive. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, në një intervistë me gazetaren Blerina Doshlaku, tregoi se prioritet mbetet ndërtimi i objekteve të reja shkollore dhe përkrahja e klubeve sportive. “E kemi në plan në shkollën “7 Marsi” për shkak se aktualisht punohet me dy ndërrime. Jam duke u munduar të ndërtojmë një shkollë me një ndërrim, me të gjitha objektet përcjellëse që i takojnë një shkolle moderne”, tha Muharremaj, për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM. As sporti nuk mbetet pas. Si një komunë që ka dhënë kampionë si në futboll ashtu edhe në basketboll, Suhareka po vazhdon të investojë në këtë drejtim. “Mundohemi t’i stimulojmë klubet, dhe së paku 150 mijë euro ndahen çdo vit në formë të donacioneve nga Drejtoria e Sporteve”, deklaroi Muharremaj, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 57 minuta më parë