Suhareka përforcohet me një mbrojtës NULL NULL 08.06.2024 14:24 08.06.2024 14:24 Klubi i futbollit, Suhareka ka njoftuar se ka arritur shërbimet e mbrojtësit të majtë nga Mali i Zi, Nikola Stijepoviq. Këtë e ka bërë të ditur Suhareka me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. “Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë nga Mali i Zi i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin Kosovar”, thuhet në njoftim. Stijepoviq, së fundmi ishte pjesë e skuadrës Voska Sport e gjithashtu pjesë e futbollit Malazez në Sutjeska Niksic, Rudar Pljevlja karrierën e tij e zhvilloi edhe te Kastrioti i Shqipërisë dhe Torpedo Kuatisi në Gjeorgji. “Me nënshkrimin e Stijepovic drejtori sportiv Granit Dervisholli u shpreh i lumtur që ka arritur marrëveshjen me një futbollist me përvojë e shumë cilësor që pritet të përmbush objektivat tona të klubit”.