Suhareka lirohet nga karantina NULL NULL 02.05.2020 21:32 02.05.2020 21:32 Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që Komunën e Suharekës ta lirojë nga masa e karantinimit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një njoftimi në Facebook, njofton Klan Kosova. “Suhareka sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë nuk është në zonë karantinë. Natyrisht rregullat tjera të caktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të zbatohen”. “Kujdesi edhe më tutje duhet të vazhdoj sepse në këtë formë edhe mund ta ndalojmë përhapjen e virusit Covid-19. Ju faleminderit për zbatimin e masave, mirëpo ju lutemi që edhe më tutje ti zbatoni rregullat”. klankosova.tv