Suhareka bëhet kryeqendra e artit skenik për pesë net me radhë! NULL NULL 08.09.2025 07:45 08.09.2025 07:45 Këtë vit, do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në qytetin e Suharekës. Nga data 08 deri më 12 shtator, mbrëmjet duhet t’i rezervoni për t’i duartrokitur fort pesë shfaqjet e mrekullueshme që do të shfaqen aty, raporton Klankosova.tv. Festivali i Teatrove do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë. Ky festival tash e gjashtë vite është bërë traditë e qytetit, duke mbledhur artistë vendorë për të luajtur shfaqje të përzgjedhura me kujdes nga ekipi i festivalit.