S’u mjaftojnë vetëm dështimet, disa deputetëve kryesuesi u ndërpreu edhe fjalën-krejt çka ndodhi në seancën e sotme NULL NULL nga Albina Haxholli 13.07.2025 15:13 nga Albina Haxholli 13.07.2025 15:13 Kuvendi i Kosovës Të dielën e 13 korrikut u shënua dështimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Derisa para nisjes së kësaj përpjekje, disa nga deputetët e zgjedhur të partive ish-opozitare u shprehën se nuk presin ndryshime të situatës, në njëfarë mënyre njëjtë u shpreh edhe e propozuara për kryetare të parlamentit, Albulena Haxhiu, e cila cilësoi se si dalje nga ngërçi politik është ndryshimi i qëndrimit të subjekteve tjera politike, e jo i Vetëvendosjes, transmeton Klankosova.tv. E si herëve të tjera, edhe sot seanca konstituive nisi me vonesë, megjithëse u krye për pak minuta. Kryesuesi i kësaj seance, si më i vjetri në Kuvend, Avni Dehari ftoi partitë politike për të propozuar anëtarin për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë. Por, të zgjedhurit e partive ishin në një mision, t’ia bënin me dije Deharit që të kthehej në rendin e ditës, pasi sipas tyre, ashtu e ka kërkuar edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Por, kryesuesi i seancës si herët e mëparshme, edhe kësaj radhe ua ndërpreu fjalën deputetëve të betuar të PDK-së, LDK-së e AAK-së. Me dështimin e formimit të këtij komisioni, u ndërprenë edhe punimet në Parlament, transmeton Klankosova.tv. Por, deputetët e ish-opozitës nuk u larguan nga salla. Ata lëshuan mikrofonat në sallën plenare, ku nga aty bënë thirrje për reflektim nga ana e VV-së, derisa ia drejtuan gishtin edhe për bllokadën institucionale. Seanca e ardhshme mbahet pas dy ditësh, më 15 korrik, duke shënuar kështu tremujorin e fillimit të procesit për konstituim të institucionit legjislativ. A do të arrihet zgjidhja? Gjasat janë të pakta…