Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studiohet shkollimi për tregun e punës (VIDEO)

NULL NULL
nga Dafina Jegeni-Krasniqi 30.09.2021 20:35

Cfarë cilësie ofrojnë shkollat profesionale?

A janë të ndërlidhura programet e tyre të studimit me tregun e punës?

Si janë mundësitë e punësimit të kandidatëve pas diplomimit nëpër këto institucione ?

Krejt këto matje, tashti pas sa kohë diksutimesh, do të gjenden në një dokument që quhet studimet gjurmuese, të cilin do ta hartojë Instituti EdGuard.

Nëpërmjet këtij projekti që u lansua të enjten, ministria e arsimit do të hartojë politikat arsimore sa i përket programeve të studimit dhe ndërlidhjen e tyre me tregun e punës.

Studimet gjurmuese parashihet të rregullohen edhe ligjërisht. Ministrja e arsimit Arbërie Nagavci tha se e konsideron goxha të rëndësishme këtë pasi ndërlidhja mes studimit dhe punësimit akoma mbetet sfidë në vendin tonë.

Projekti po mbështetet nga Bashkimi Europian.

Nga anketimet që do tu bëhen të diplomuarve nëpër qendrat e arsimit dhe aftësimit profesional, do të nxirren edhe rekomandime për përmirësimin tutje të kurrikulave.

 

 

 

lajme të ngjashme