Studimi: Strategjitë si të kalojmë një ndarje sentimentale NULL NULL 28.05.2019 15:00 28.05.2019 15:00 Pavarsisht se si një marrëdhënie përfundon, në fund gjithçka është tepër e dhimbshme. Nëse nuk mund që të anashkalojmë këtë dhimbje, sipas shkencës gjenden si zgjidhje, tri mënyra. Në një studim të publikuar në gazetën “Psikologji Eksperimentale”, thuhet se janë tre mënyra të cilat ndihmojnë në këtë periudhë të vështirë. Strategjia e parë përfshin ‘rivlerësim negativ të ish-partnerit’. Pjesëmarrësve iu kërkua që të mendonin për gjërat të cilat nuk pëlqenin tek ish-partneri, si për shembull zakonet e tyre. Nëse ju vazhdimisht mendoni të tilla gjëra, do të keni më të lehtë për t’a hedhur pas krahëve gjithçka. Strategjia e dytë është ‘ rivlerësim i ndjenjave’. Shprehja, “ Është në rregull të duash dikë që nuk është më pjesë e jetës tënde”, u prezantua për të gjithë të pranishmit. U përsërit vazhdimisht dhe vazhdimisht, derisa ata filluan të besonin atë ç’ka shkruhej. Kjo metodë nuk ndryshoi ndjenjat, por të paktën bëri që ata të mos i kushtojnë dhe aq rëndësi ish-partnerit. Strategjia e tretë është ‘gjendja e shpërqendrimit’. Ku pjesëmarrësve iu kërkua të mendonin për gjëra pozitive, të cilat nuk lidhen aspak me ndarjen, apo me ish-partnerin. Si për shembull, cili është ushqimi i tyre i preferuar dhe pse. Një metodë e cila nuk pakëson ndjenjat, por i bën njerëzit të ndihen sado pak mirë.