Studimi: Rritet numri i të rinjve që shkojnë në bibliotekë NULL NULL 10.04.2017 16:41 10.04.2017 16:41 Numri i të rinjve që vizitojnë bibliotekën në Mbretërinë e Bashkuar është rritur gjatë pesë viteve të fundit, thuhet sipas një studimi të ri, transmeton Klan Kosova. Njerëzit e nga mosha 15-24 vjeçare në Angli ishin grupmosha që më së shumti shkonin në bibliotekë. Por nga të dhënat e studimit nuk u specifikua se për çfarë shkonin njerëzit në bibliotekë – për të lexuar apo për të përdorur internetin falas. Në bazë të rezultateve të studimit thuhet se gati gjysma e popullsisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës vazhdojnë të përdorin bibliotekat. Gati gjysma (46%) e njerëzve të moshës 25 deri në 34 vjeçare ende i vizitojnë ato sipas studimit – me një rritje prej 2%. Megjithatë, përdorimi i përgjithshëm i bibliotekës në Angli ka rënë me 4% gjatë pesë viteve me bibliotekat publike të cilat përdoren më rrallë.