Studim: Bien nivelet e konsumimit të alkoolit tek të rinjtë NULL NULL 10.10.2018 18:00 10.10.2018 18:00 Personat e rinj në moshë janë duke ia kthyer shpinën alkoolit, ka treguar një studim i realizuar së fundmi. Hulumtuesit kanë shikuar të dhënat shëndetësore të dekadës së fundit dhe kanë gjetur se pothuajse një e treta e personave nga 16 deri në 24 vjeç kishin deklaruar se nuk konsumojnë alkool në vitin 2015. Ndërsa një hulumtim i tillë në vitin 2005 pati treguar se një në pesë të rinj konsumojnë alkoolin. Mos konsumimi i alkoolit është gjetur në grupe të moshave të ndryshme. Gjithashtu edhe niveli i konsumimit të tepruar të alkoolit ka pësuar rënie – nga 27% në vitin 2005 ne 18% në vitin 2018, bazuar në të dhënat e hulumtimit shëndetësor në Britani. Rreth 10 mijë persona janë anketuar, dhe rezultatet kanë treguar një rënie të dukshme në konsumimin e alkoolit.