Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studentja që pa tmerrin në Suedi: U përpoqa ta shpëtoj viktimën…

NULL NULL
04.02.2025 21:14

Një studente nga shkolla ku ndodhi sulmi në Suedi, e cila dha vetëm emrin e saj të parë, Marëa, përshkroi përpjekjen për të shpëtuar jetën e një personi që ishte qëlluar, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv

“Një djalë pranë meje u qëllua në shpatull. I dilte shumë gjak. Pas meje pashë tre persona në dysheme të gjakosur. Të gjithë u tronditën, ata thanë “Dil jashtë! Dil jashtë!”, tha fillimisht ajo.

“Unë dhe shoku im u përpoqëm t’i shpëtonim jetën këtij personi. Njerëzit ishin shumë të tronditur. Policia nuk ishte në vend dhe as ambulanca. Kështu që ne duhej të ndihmonim”, vijoi më tutje ajo, përcjell Klankosova.tv

Ndryshe, policia suedeze tha se të gjithë të vrarët u gjetën brenda ndërtesës së shkollës dhe se po punon për identifikimin e viktimave

Policia beson se autori është në mesin e të vdekurve – i dyshuari është një burrë dhe mendohet se ka vepruar i vetëm, megjithëse hetimi është në fazat e hershme, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme