Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studentja e përdhunuar shpreh ndjenjat në video me skena seksi

NULL NULL
06.06.2015 17:59

Emma Sulkowicz, dikur studente e Columbia University e cila ka realizuar një performancë ikonike të emëruar “ Përballoje këtë ngarkesë” e cila ndryshe rrjedh nga “Performanca e dyshekut”, ka realizuar paraqitjen më të re të saj të cilën e ka emëruar në gjuhën frenge “Ceci N`est Pas Un Viol” i cili nuk ka të bëjë më përdhunim apo përmbajtje të skenave seksuale.

Ajo shprehet që njerëzit janë kurioz të njoftohen pse ajo ka realizuar një punë të arteve pamore të tillë. Por sipas saj, ajo nëpërmjet kësaj videoje dëshiron që ta ndryshojë vetveten, dhe si rrjedhojë edhe botën, transmeton Klan Kosova.

Ajo më parë kishte qenë e përdhunuar pikërisht në kampusin e universitetit të saj, dhe pas kësaj ajo ka dashur që me këtë video të bëjë sensibilizimin e njerëzve lidhur me përdhunimin duke thënë në mënyrë ironike që ju nuk duhet të jeni pjesëmarrës në mënyrën e përdhunimit tim, por vetëm të shikoni qetësisht teksa ndodh.

Ajo më pas ngre një numër pyetjesh të cilat vetëvetiu reflektojnë në një trekëndësh pyetjesh se, A ka kënaqësi gjatë këtyre akteve?  A është një kënaqësi e pavetëdijshme? Çka përfiton nga ky eksperiment? A është duke kërkuar një mënyrë që dhimbjen e saj ta shprehë nëpërmjet kësaj videoje në mënyrë që të kërkojë ndihmë?

Tani, Sulkowicz, po bën bashkimin e copëzave të kujtimeve të trishta, duke krijuar kështu një zinxhir imazhesh si makthe të natës, të vështira për tu përjetuar por të pamundura për tu harruar. / klankosova.tv

 

lajme të ngjashme