Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studentët ofrojnë shërbime mjekësore falas në Gërmi

NULL NULL
18.05.2017 14:05

Fakulteti i Infermierisë në UBT, në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit, organizoi një aktivitet sensibilizues në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Dekanit të Fakultetit të Infermerisë, Fitim Alidema, si dhe në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë  Familjare “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Me këtë rast, dhjetëra studentë të Fakultetit të Infermierisë të UBT-së,  bënë matje të hipertensionit arterial për mbi 100 qytetarë të  rastit, që  treguan interes për këtë aktivitet.

Gjithashtu, studentët iu dhanë informacione të detajuara mbi rëndësinë e një ushqyerje korrekte, të aktivitetit fizik dhe mbajtjes së kontakteve të rregullta me mjekun e familjes dhe mjekun specialist.

Në këtë aktivitet, po ashtu u  shpërndanë për qytetarët edhe  broshura  informuese, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme