STRESI – fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova NULL NULL 18.03.2023 01:47 18.03.2023 01:47 Publiku i gjerë i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova ka vendosur që çmimin e madh prej 160 mijë eurosh ta fitojë konkurrenti finalist, Stresi. Stresi ka arritur t’i mboshtë të katër konkurrentët e tjerë që i kishte në finale, përfshirë Juliana Nurën, Artan Thaçin, Vedat Bajramin si dhe Mbresa Hajrullahun. Rep artisti i famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës hyrëse të pesë dhjetorit të vitit që lamë pas. Përgjatë kësaj aventure të tij televizive, ai është përballur me një mori situatash interesante, të tensionuara, pikante e emocionuese. Para pak kohësh, ai po ashtu kishte pranuar super surprizën më sensitive e që ishte video porosia nga ish gruaja e tij, Kejsi. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Nuk e mbaruan në kohë, por nuk u dorëzuan - banorët përfundojnë sfidën e Art Motion (VIDEO) 2 months