Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Streetball-i rikthen energjinë sportive në veri të Mitrovicës (VIDEO)

NULL NULL
18.08.2025 08:18
Raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Mbrëmë, qyteti i Mitrovicës u shndërrua në epiqendrën e aktiviteteve sportive, duke organizuar për herë të parë që nga paslufta një ndeshje streetball-i në pjesën veriore të qytetit.

Nën organizimin e komunës së Mitrovicës, në bashkëpunim me basketbollistin Drilon Hajrizi dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), turneu mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish dhe qytetarësh, duke krijuar një atmosferë festive dhe frymë bashkëpunimi, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Skuadrat garuan mes vete në një format të hapur turneu, duke sjellë emocione,  ndërsa qytetarët patën mundësinë të shijojnë një aktivitet sportiv që prej kohësh mungonte në këtë pjesë të vendit.

Detajet e plota, në videon vijuese:

lajme të ngjashme