Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stoltenberg mirëpret ndihmën amerikane për Ukrainën

NULL NULL
20.04.2024 20:30
Jens Stoltenberg
Arkiv: Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur miratimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së.

Sipas tij kjo është një ndihmë e madhe për Kievin.

“Ukraina është duke përdorur armë të siguruara nga aleatët e NATO-s për të shkatërruar aftësitë ushtarake të Rusisë. Kjo na bën neve më të sigurt, në Evropë dhe Amerikë të Veriut”, ka shkruar Stoltenberg, transmeton KlanKosova.tv.

Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së ka miratuar paketën në vlerë prej 60.8 miliardë dollarësh për Ukrainën.

lajme të ngjashme