Steroidet shiten online, pa asnjë kufizim (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 01.02.2023 22:41 nga Kiks Kosova 01.02.2023 22:41 Me vetëm një klikim nëpër faqet online, pazar mund të bësh me gjithçka, madje edhe me shëndetin. Kësaj radhe llupa e Kiksit është kthyer nga faqe të cilat në mënyrë online po shesin produkte për shtim peshe. Me të marrë këtë sinjal, KIKS-i filloi të kontaktojë me një nga faqet në Instagram, transmeton Klan Kosova. Këto produkte që bëjnë pjesë tek steroidet, sipas mjekëve janë të dëmshme dhe nuk mund të blihen pa receta. Mirëpo një gjë e tillë nuk kërkohet në këto faqe, madje as mosha për ta nuk është e rëndësishme. Gjatë kontaktit, KIKS-i interesohet edhe për efekt anësor që mund të kenë këto produkte, mirëpo personat që menaxhojnë me faqen i mohojnë ato. Shitësit online nuk tërhiqen as kur gazetarja e KIKS-it u thotë se është 17-vjeçare dhe pavarësisht dëshirës për të shtuar peshë ka frikën e shëndetit. Megjithatë janë të gatshëm të garantojnë se produkti ndikimin e vetëm e ka rritjen e oreksit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 2 days