Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Steroidet – çka janë dhe pse përdoren? (VIDEO)

NULL NULL
nga Kiks Kosova 01.02.2023 22:39

Steroidet janë substanca sintetike që zëvendësojnë hormonet natyrore të prodhuara në trupin e njeriut. Në palestër, ato përdoren shpesh për të rritur performancën atletike dhe për të ndërtuar masën e muskujve.

Këtë substancë e gjeni në formë tabletash, lëngu, xheli dhe kremi.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i steroideve është i paligjshëm, si në përdorim individual, ashtu edhe në gara atletike dhe mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore, duke përfshirë çrregullimin hormonal, dëmtimin e mëlçisë, rrezik të lartë për sëmundjet e zemrës dhe llojeve të caktuara të kancerit.

Përdorimi i steroideve mund të çojë gjithashtu në efekte anësore psikologjike, të tilla si luhatjet e humorit, agresioni dhe depresioni, transmeton Klan Kosova.

Kjo substancë përdoret zakonisht në trajtimin mjekësor, të tilla si pabarazitë hormonale, sëmundjet e humbjes së muskujve dhe kushtet që shkaktojnë inflamacion.

Pothuajse në çdo vend, përdorimi i steroideve pa recetë është i paligjshëm dhe konsiderohet substancë e kontrolluar.

Vetëm në vendet si Kolumbia, Bahamet apo Egjipti është e ligjshme të blihet pa përshkrim të mjekut.

Keqpërdorimi i kësaj substance të llojit anabolik shpesh iu ka kushtuar me dënim sportistëve në rastet kur kanë rezultuar pozitivë në testet që u janë bërë. Kjo dukuri njihet me termin doping. Dhe pikërisht për këtë, që nga viti 1999, ekziston Agjencia Botërore Anti-Doping, e cila e lufton këtë dukuri.

Në Kosovë, këto substanca zakonisht mund të blihen në formën e porositjes online, marketet apo bizneset, të cilat bëjnë shitjen e proteinave. Të gjitha këto biznese i mbajnë produktet në të zezën, i mbajnë fshehur, pasi që janë produkte ilegale dhe nuk lejohet të shiten pa përshkrimin e mjekut.

Në Evropë kjo substancë kontrabandohet. Madje në një aksion të muajit dhjetor 2022 nga Europoli janë sekuestruar 40 milionë euro medikamente e substanca doping nga 28 vende evropiane.

 

lajme të ngjashme