Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Statistikat e sezonit mes rivalëve të vjetër para betejës së parë të Play-off-it në ‘Minatori’

NULL NULL
23.04.2026 16:05

Palestra ‘Minatori’ sonte do të jetë e zjarrtë me super përballjen mes rivalëve të vjetër, Trepça – Peja.

Para kësaj gjysmëfinale të parë të “Play-off”-it, ku pritet të dhurohet spektakël, Federata e Basketbollit të Kosovës ka ndarë statistikat e sezonit, transmeton Klankosova.tv

Klubi pejan, sipas të dhënave, ka zhvilluar më shumë ndeshje, 31 sosh, krahas ekipit mitrovicas, por në aspektin e pikëve, Trepça është më e suksesshme me 88.57 kundrejt Pejës me 82.53.

Në luftën nën kosh, pejanët kanë një epërsi të lehtë në kërcime me 40.13 për ndeshje, ndërsa Trepça regjistron 38.71.

Megjithatë, ekipi i Adis Beçiragiq dominon në asistime me 19.82 ndaj 18.71 të Pejës, duke treguar një lojë më kolektive në organizim.

Në mbrojtje, statistikat janë pothuajse të barabarta: Peja ka 2.29 bllokada për ndeshje, ndërsa Trepça 2.25, raporton Klankosova.tv

Po ashtu, në topa të vjedhur, Trepça është më efektive me 7.32, ndërsa 5.48 të Pejës.

Një tjetër faktor i rëndësishëm janë pikët nga banka, ku Trepça sërish del përpara me 29.07 pikë, krahasuar me 26.29 të Pejës.

Ndeshja transmetohet në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, në kanalin Sport2, me komentatore Ulpiana Emra./Klankosova.tv

May be an image of text that says 'ProCredit SEPERSIGA Ko6OνA FINALL ProCredit Bank ART ku kujtesa ホ SEASON STATS TREPÇA NDESHJE PEJA 28 ΡιΚ 31 88.57 KẾRGIME 80.53 38.71 ASISTIME 40.13 19.82 BLLOKADA 18.71 2.25 TOPA TE VJEDHUR 2.29 7.32 PIKẾT NGA BANKA 5.48 29.07 #TopDashniPlayOff 26.29 Gjithçka vendoset tani!'

lajme të ngjashme