Starmer thotë se Putini s’është i interesuar për paqe: E ka treguar fytyrën e vërtetë NULL NULL 18.09.2025 17:30 18.09.2025 17:30 Kryeministri britanik, Keir Starmer është shprehur se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës tregojnë se Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqen. Ai është shprehur se ditëve të fundit me sulmet që kanë ndodhur, Putin e ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Në ditët e fundit, Putin ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, duke ndërmarrë sulmin më të madh që nga fillimi i pushtimit, me edhe më shumë të pafajshëm të vrarë”. “Këto nuk janë veprimet e dikujt që dëshiron paqe”, ka shkruar tutje kryeministri britanik.