Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stadiumi i ri, zhduket edhe fasada e “Qemal Stafës”

NULL NULL
12.08.2016 15:55

Stadiumi “Qemal Stafa” nuk ekziston më, madje edhe fasade historike që u premtua se do të ruhej si pjesë e ansamblit të ndërtimeve të vjetra rreth Sheshit Nënë Tereza është shndërruar në një gërmadhë. Pas shembjes së pjesëve anësore dhe tribunës përballë edhe Tribuna qëndrore pjesë e së cilës ishte fasada historike tashmë i përket të shkuarës.

Në kulmin e debateve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, Qeveria pas miratimit të projektit te Arena Kombëtare, premtoi se Fasada Historike do të mbetej e inkorporuar në stadiumin e ri, por është fakt që gjithcka që i përket historisë së “Qemal Stafës” nuk ekziston më.

Mbetet për t’u parë se si do të argumentohet nga Qeveria prishja e fasadës historike, megjithatë ka zëra se do të zhvendoset për t’u përshtatur me projektin e ri.

Sesi do të mund të ruhet fasada e Qemal Stafës te “Arena Kombëtare”, kjo do të kuptohet më qartë kur të përfundojë ndërtimin e stadiumit të ri në vitin 2018./supersport.al

lajme të ngjashme