S’punon rryma, shkurtohen orët në shkollën e muzikës në Gjilan (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 29.11.2022 20:29 nga Flamur Gajtani 29.11.2022 20:29 Shkolla e Muzikës në Gjilan ka mungesë të ngrohjes. Kjo pasi kabllo aktuale në objektin e ri nuk e përballon aktivizimin, gjë që pos që u rrezikon shëndetin, edhe u vështirëson punën nxënësve dhe stafit. Për të evituar ftohjen, edhe orari i mësimit për nxënësit e muzikës dhe arteve pamore u shkurtua. Udhëheqësia e shkollës, për këtë çështje është në koordinim me drejtorinë e arsimit. KEDS-i gjatë javës që shkoi bëri një zgjidhje alternative që mësimi të mos ndalet, derisa të vendoset trafo e veçantë që pritet të bëhet më së largu për dy muaj.