Springsteeni jep arsyet për biletat e shtrenjta NULL NULL 18.11.2022 17:18 18.11.2022 17:18 Këngëtari Bruce Springsteen më në fund e ka adresuar rritjen e çmimeve të biletave në koncertet e tij. “Ajo që e bëj është shumë e thjeshtë. U them djemve, ‘dilni dhe shihni se çfarë po bëjnë të gjithë. Le të kërkojmë pak më pak [para]”, ka thënë Springsteen për Rolling Stone. “Këto janë në përgjithësi direktivat. Ata dalin dhe e rregullojnë. Në 49 vjetët e fundit apo sado gjatë që kemi luajtur, kemi qenë nën vlerën e tregut. E kam shijuar këtë gjë. Ka qenë shumë mirë për fansat”. “Këtë herë u thashë, ‘ hej, i kemi bërë nga 73 vjet. Djemtë janë atje. Dua të bëj atë që po e bëjnë krejt kolegët e mi. Dhe kjo ndodhi. Këtë e bënë.” Arsyetimi për Springsteenin ishte që megjithatë biletat janë në një nivel të përballueshëm. Për më tepër, sa marrin më shumë para organizatorët, sipas tij, pse të mos i marrin muzikantët që performojnë tri orë.