Spitali i Pejës: Trajtohen 12 pacientë me COVID-19, asnjë në gjendje të rëndë NULL NULL 30.09.2020 08:53 30.09.2020 08:53 Spitali i Pejës njofton se aty po trajtohen 12 pacientë me COVID-19. Gjashtë nga ta janë në oksigjeno-terapi dhe asnjë pacientë nuk është në gjendje të rëndë, njofton Klan Kosova Njoftimi i plotë: Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. 195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,039 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione. Gjendja me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është stabile. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 6 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje më të rëndë.