Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spitali i Pejës: Tetë pacientë të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

NULL NULL
23.12.2020 09:08

Tetë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas statistikave të këtij spitali, 100 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me koronavirus atje.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 66 pacientë janë në oksigjeno- terapi ndërsa, nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 168 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

 

lajme të ngjashme