Spitali i Pejës: 12 të shëruar nga COVID-19 NULL NULL 29.12.2020 08:16 29.12.2020 08:16 12 pacientë në Spitalin e Pejës janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19. Ky spital njofton se aktualisht 78 pacientë janë duke u trajtuar atje me virusin korona. “Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 53 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, transmeton Klan Kosova.