Spitali i Mitrovicës: Autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës NULL NULL 16.01.2026 13:05 16.01.2026 13:05 Gjatë ditës së sotme, punëtorët e Spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë mbajtur një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj sulmit të ndodhur të enjten ndaj dy punëtorëve të sigurimit dhe një infermiereje në Repartin e Ortopedisë. Përmes protestës, Spitali thotë se punëtorët shprehën indinjatën e tyre për ngjarjen e rëndë, transmeton Klankosova.tv. Agron Sumiçi, përfaqësues i Sindikatës, deklaroi se po protestojnë dhe po shprehin mllefin për sulmin e djeshëm, duke kërkuar që autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës. U sulmuan infermierja dhe sigurimi, proteston stafi i spitalit të Mitrovicës (VIDEO)