Spitali heton rastin pasi fëmija iu dorëzua nënës së gabuar NULL NULL 17.04.2024 19:10 17.04.2024 19:10 Foshnja, foto ilustruese Një spital në Dorset të Anglisë ka thënë se po heton rastin pasi një foshnjë iu dorëzua nënës së gabuar. Incidenti ndodhi në njësinë e maternitetit në Spitalin Poole në shtator 2023, konfirmoi Fondacioni i Spitaleve Universitare Dorset NHS Trust – i cili drejton spitalin. Lorraine Tonge, drejtoreshë e mamisë në Trust, tha të mërkurën: “Na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që u shkaktua dhe e kemi kontaktuar nënën për t’i ofruar mbështetjen. Ne do ta nxisnim atë të kontaktojë përsëri me ne për të na ndihmuar në hetimin tonë”. “Siguria e prindërve dhe foshnjave tona është prioriteti më i lartë dhe jemi të përkushtuar t’u ofrojmë mbështetje të plotë familjeve të prekura”, deklaroi ajo, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Ky incident përshkrhet si “i izoluar”. Trusti i Fondacionit të Spitaleve Universitare Dorset NHS u formua pas bashkimit të tre spitaleve – Spitali Poole, Spitali Royal Bournemouth dhe Spitali Christchurch – në Dorsetin juglindor.