Spirulina mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut NULL NULL 07.01.2019 20:30 07.01.2019 20:30 Spirulina, ushqim i nxjerrë nga algat, mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, ka treguar një studim i realizuar së fundmi. Një proteinë specifike në spirulinë relakson arteriet, kanë treguar të gjeturat nga eksperimentet e realizuara në laborator me kafshët. Spirulina tashmë ka një përdorim të gjerë për uljen e peshës, temperaturë e lartë, trajtimin e diabetit dhe dhimbjeve gjatë periodave. Megjithatë provat shkencore për përfitimet shëndetësore të algave janë të pakta dhe ekspertët vazhdimisht janë duke zhvilluar testime të reja. Studimi i fundit ka treguar për përfitimet potenciale lidhur me trajtimin e hipertensionit.