Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spiropali takon Kallas: Integrimi i Ballkanit në BE, përfshirë Kosovën – investim strategjik për të ardhmen

NULL NULL
27.10.2025 20:54

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është takuar me Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.

Spiropali ka bërë të ditur se me Kallas ka folur për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, dhe partner i besueshëm e proaktiv i BE-së.

Ndër tjerash, Spiropali bëri të ditur se ka theksuar bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin evropian, transmeton Klankosova.tv

“Me shumë kënaqësi u takova sot me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën. 🇦🇱🇪🇺 E falenderova Kryediplomaten Europiane për mbështetjen financiare që Unioni vijon t’i japë Shqipërisë, përfshirë edhe sigurinë e mbrojtjen”, shkroi ajo ndër tjerash. / Klankosova.tv

lajme të ngjashme