Spiropali nderohet nga Zelensky: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur e popullit ukrainas NULL NULL 24.08.2025 21:34 24.08.2025 21:34 Foto: Kuvendi i Shqipërisë Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka dekoruar 14 kryeparlamentarë, deputetë, senatorë e kongresistë të ShBA-së dhe vendeve evropiane. Sipas Top Channel, në mesin Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi. Kryeparlamentares shqiptare Spiropali iu akordua Çmimi i Lartë Shtetëror “Urdhri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”, transmeton Klankosova.tv.