Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova pritet si festë e Vitit të Ri (FOTO)

NULL NULL
02.12.2023 16:13
Big
Big

Se formati televiziv Big Brother VIP Kosova nuk ka konkurrencë kur në pyetja vihet shikueshmëria, tanimë nuk ka asnjë dyshim dhe këtë më së miri e kanë dëshmuar shifrat e rekordeve të ndara me publikun në mënyrë konstante.

Këtë e dëshmojnë edhe këto fotografi amatore të publikuara në Instagram nga një ndjekës i BBVK, Jeton Gërxhaliu, ku shihet një atmosferë e ngrohtë familjare gjatë spektaklit ‘Prime’.

Big

Fiks si për festën e Vitit të Ri, Jetoni dhe familja e tij janë bashkuar me një familje tjetër (Qubreli), për ta ndjekur spektaklin ‘Prime’, ku vihen re edhe tavolinat e mbushura me ushqime e pije nga më të ndryshmet.

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova është përqafuar nga një audiencë gjigante çdokund ku flitet shqip, derisa meritat për këtë pos produksionit, i shkojnë edhe kastit të konkurrentëve, të cilët me lojën e tyre i kanë bërë të gjithë për vete.

Kujtojmë se mbrëmë e eliminuara e javës ishte Monika, derisa shtëpisë iu bashkuan edhe hyrje të reja – DJ Miss Rose dhe Mirdon Pacolli e Ardi Gashi.

 

 

lajme të ngjashme