‘Spektakli’ i Vuçiqit, stërvitje ushtarake para Orbanit e Dodikut (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 22.04.2023 20:24 nga Mërgime Taraku 22.04.2023 20:24 Forcat speciale serbe së bashku me ushtarët bënë stërvitje në aeroportin ushtarak në Beograd. Krejt këto i pa nga afër i pari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, bashkë me dy mysafirë që i erdhën të shtunën, kryeministrin hungarez, Viktor Orban dhe presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik. Ushtrime pos nga toka u bënë edhe nga qielli. Avionët luftarak të prodhimit rus, helikopterë por edhe sisteme kundërajrore ruse e dron që pranoi Serbia së fundmi, nuk munguan në këto stërvitje. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se po e ndjekin me kujdes luftën në Ukrainë se në çfarë mënyre po zhvillohet. Përpos Serbisë që refuzoi t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtarë kundër Rusisë, Hungaria ka kritikuar vendosjen e tyre. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025