Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spektakli i së premtes i BBVK-së, rekord surprizash e shikueshmërie (VIDEO)

NULL NULL
25.02.2023 20:39
big brother vip kosova

Prime i 24-të i “Big Brother VIP Kosova” nisi me një banor më pak brenda shtëpisë.

Jo se ishte i eliminuar, por Blasta u detyrua të marrë tretman mjekësor pas një djegie që e pësoi pas një incidenti me Artanin.

Kur u kuptua që ai është mirë me shëndet, nata vazhdoi me plot befasi duke bërë që shikueshmëria të jetë në shifra rekorde edhe këtë të premte.

Të parët që nisën debatin ishin dyshja Xhuli – Vedati. E para e akuzoi të dytin për mënyrën se si u krenua për ikjen nga Kosova në kohë lufte.

Por, nuk i mungoi as kundërpërgjigja.

Përplasje kishte edhe mes Mbresës e Stresit.

Kur debatet u kryen erdhi momenti i eliminimeve. I pari që shpëtoi ishte Bruno, derisa Arta si më pak e votuara nga publiku doli nga shtëpia.

Kjo e preku goxha Artanin i cili shpresonte në kthimin e Artës brenda, por kutia e fatit s’qe në anën e aktores.

Një surprizë emocionuese nga “Vëllai i Madh” i erdhi Andit që u takua me babanë e tij. Veçse ky i fundit, pos të birit, e takoi për herë të parë “live” edhe të dashurën e tij.

E kaq e këndshme për Andin nuk ishte edhe telefonata të cilës iu përgjigj.

Ajo e vuri përballë dy zgjedhjeve të vështira – ta dërgojë veten në televotim dhe t’i lë akoma në funksion kutitë e fatit, ose t’i djegë të gjitha biletat brenda këtyre kutive dhe të dërgojë një prej banorëve në televotim.

Ky e zgjodhi të dytën duke e dërguar në një televotim automatik Vedatin. Mirëpo, publiku vendosi që ai të vazhdojë edhe më tutje aventurën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Kjo natë që mbajti të mbërthyer shikuesit para ekraneve u mbyll me një performancë për nysat nga Anxhela Peristeri. /Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.