Spektakli i Championsit: Lojë për ‘infarkt’ mes Brugge-it dhe Barcës NULL NULL 05.11.2025 23:31 05.11.2025 23:31 Mbrëmja e sontme e Champions Leagues, ka dhuruar spektakël për adhuruesit e futbollit duke u shënuar shumë gola. Nëntë ndeshje, secila më interesante se tjetra, ku spikatë përballja mes Club Brugge dhe Barcelonës e cila përfundoi 3:3. Të dy skuadrat, herë njëra e herë tjetra kalonin në epërsi. Manchester City e mposhti bindshëm Borussia Dormundin 4:1, njofton Klankosova.tv. Inter fitoi 2:1 ndaj Kairat Ahmatyt, derisa Galatasaray e ‘gjunjëzoi’ Ajaxin me rezultatin 0:3. Minimalisht me rezultat 1:0, fituan Fafos, Bayer Leverkusen dhe Atalanta ku luan edhe Berat Gjimshiti. E Chelsea nuk mori më shumë se një barazim 2:2 ndaj Qarabagut.