Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spektakël muzikor gjatë pauzës së finales së Botërorit

NULL NULL
19.07.2026 22:15
Foto: Reuters

Ka nisur spektakli i pjesës së parë të finales së Kupës së Botës, ku protagoniste kryesore ishte ylli i muzikës botërore, Madonna.

“Mbretëresha e Popit” hapi shfaqjen me një përzierje të hitit të saj të vitit 2000, “Music”, dhe këngës “Disco Inferno”, raporton Klankosova.tv.

Fillimisht ajo performoi brenda stadiumit, përpara se të zbriste në fushë me një veturë të drejtuar nga legjendat e futbollit brazilian, Ronaldo dhe Ronaldinho, e shoqëruar nga valltarë.

Spektakli vazhdoi me një performancë të veçantë nga personazhet e “The Muppets” dhe “Sesame Street”, të cilët interpretuan këngën e njohur “Seven Nation Army” të grupit “The White Stripes”.

lajme të ngjashme