Labi merr vendim për djalin e Shpat Kasapit: Do të ndaj 150 euro nga çdo mbrëmje dhe dasmë për Roelin NULL NULL 20.07.2026 16:12 20.07.2026 16:12 Labinot Tahiri Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, ka bërë të ditur një vendim humanitar në mbështetje të Roelit, djalit të artistit të ndjerë Shpat Kasapi, duke premtuar se nga ky sezon e në vazhdim do të ndajë nga 150 euro nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Përmes një njoftimi publik, Tahiri ka kujtuar miqësinë dhe bashkëpunimin që kishte me Shpat Kasapin, duke theksuar se, përveç ndihmës që i ka dhënë familjes edhe më parë në mënyrë private, tani ka vendosur ta bëjë këtë mbështetje të përhershme, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, mjetet financiare do t’i dërgohen nënës së Roelit, Selvies, e cila kujdeset për të, ndërsa ai u ka dhënë një mesazh mbështetjeje edhe asaj dhe nënës së Shpatit, duke u shprehur se nuk do të jenë vetëm për sa kohë do të ketë mundësi të punojë.