Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Specialja të shfuqizohet”

NULL NULL
09.02.2018 08:34
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, është shprehur i zhgënjyer me tërheqjen e liderëve shtetërorë nga iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Jashari i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj ta procedojë për në Kuvend shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, pastaj kryeparlamentari Kadri Veseli ta shtyjë përpara këtë proces.

Ai ka pohuar se nëse Specialja rikthehet në Kuvend, deputetët do të votojnë për shfuqizimin e saj.

Jashari ka thënë se liderët shtetërorë duhet ta mbrojnë interesin nacional duke i dhënë vendin meritor luftës së UÇK-së.

lajme të ngjashme