Spanja s’e bën ‘hesap’ Francën në pjesën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve NULL NULL 05.06.2025 21:50 05.06.2025 21:50 Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve të ligës A në mes Spanjës dhe Francës. Është Spanja ajo që pas 45 minutave lojë po e mposht Francën me rezultat prej 2-0. Ishte fillimisht Williams ai i cili në minutën e 22-të shënoi super gol, pas një asistimi brenda zonës nga Oyarzabal, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, vetëm pas tre minutash, Merino e dyfishoi epërsinë për spanjollët, ku Oyarzabal dha asistimin e dytë në ndeshje. Një minutë para fundit, Huijsen e trefishoi epërsinë, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje. Në anën tjetër, Franca pati disa mundësi të mira, ku Mbappe e Dembele patën shanse që ta ngushtonin rezultatin, por dështuan nga afër.