Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanja rikthen disa masa pas përhapjes së virusit

NULL NULL
05.07.2021 22:39

Numri i madh i infeksioneve të reja të COVID-19, bëri që Spanja të rikthejë disa nga kufizimet pas largimit të tyre.

Vaksinimi në Spanjë deri më tani është përqendruar më shumë tek personat e moshuar. Deri më tani 40% e njerëzve në Spanjë janë vaksinuar plotësisht, 10% e të vaksinuarve i përkasin moshës 20-29 vjeç dhe 0.6%  e të vaksinuarve janë deri në moshën 20 vjeç, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Infeksionet e reja janë përhapur tek adoleshentët si rezultat i udhëtimeve dhe ahengjeve. Mijëra adoleshentë janë detyruar të izolohen pasi që mbi 1 mijë raste të reja rezultuan pas udhëtimeve studentore në ishujt Mallorca të Spanjës.

Jeta e natës do të mbyllet plotësisht në të paktën 16 qytete të rajonit verior të Cantabria, për shkak të rritjes së rasteve me virus.

Numri i rasteve të reja ka përshirë edhe rajonin verilindor të Katalonjës. Autoritetet atje kanë ftuar njerëz mbi moshën 16 vjeç për të marrë vaksinat e virusit pas shtatëfishimit të infeksioneve në dy javët e fundit, duke arritur më shumë se 3 mijë raste të reja të konfirmuara në ditët e fundit.

 

lajme të ngjashme