Spanja dominon statistikat ndaj Argjentinës pas më shumë se një ore lojë NULL NULL 19.07.2026 22:36 19.07.2026 22:36 Foto: Reuters Pas rreth 60 minutash lojë në finalen e Kupës së Botës, Spanja po e dominon posedimin dhe statistikat kryesore ndaj Argjentinës. Spanjollët kanë pasur 61.7 për qind të posedimit të topit, përballë 38.3 për qind të Argjentinës, raporton Klankosova.tv. Ata kanë regjistruar katër goditje drejt portës, prej të cilave tri në kuadrat, ndërsa Argjentina ende nuk ka tentuar asnjë goditje në portë. Në pasime të sakta, Spanja kryeson me 366, krahasuar me 211 të Argjentinës. Sa i përket goditjeve nga këndi, spanjollët kanë tri, ndërsa argjentinasit një. Të dyja skuadrat kanë bërë nga 11 faulle, ndërsa portierët janë detyruar të ndërhyjnë vetëm në njërën anë, me portierin e Argjentinës që ka regjistruar tri pritje.