Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanja do t’i pranojë simbolet shtetërore të sportistëve kosovarë

NULL NULL
14.11.2018 19:29

Qeveria spanjolle ka vendosur që t’i lejoi sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e saj.

Ky vendim erdhi si rezultat i presionit të vendosur nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ndaj Spanjës, njofton Klan Kosova.

Spanja ishte kërcënuar nga IOC, se nëse nuk u jep të drejta të barabarta sportistëve kosovarë, më nuk do ta kenë mundësinë të organizojnë gara ndërkombëtare në vendin e tyre.

“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë”, shkruan në komunikatën e IOC.

“Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Josep Borrell, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”.

 

klankosova.tv

lajme të ngjashme