Spahiu zbulon se çfarë porosie ia dërgoi Adem Jashari Rugovës pas sulmit të parë në Prekaz (VIDEO) NULL NULL 13.05.2023 21:18 13.05.2023 21:18 Adem Jashari - Ibrahim Rugova Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova ka folur për dekadën e fundit para çlirimit të Kosovës, kryesisht për ditët kur ishte njëri nga bashkëpunuesit e presidentit Ibrahim Rugova. Gjithashtu, ai në këtë rrëfim ekskluziv tregoi për momentet kur gjatë asaj periudhe kohore ia kishte kumtuar presidentit Rugova nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij, Adnan Merovci lajmin se në Prekaz po bëhej luftë. Ndërsa, lajmin se në Prekaz po bëhej luftë vet Spahiu e kishte marrë përmes një telefonate që i erdhi nga njëri prej anëtarëve të familjes Jashari, Halit Jashari. Spahiu tha se Haliti e kishte telefonuar dhe i kishte treguar se janë të rrethuar nga të gjitha anët nga policia serbe, ku edhe i kishte kërkuar ndihmë. Kjo ishte hera e fundit që Spahiu u dëgjua me Halitin, me të cilin kishte edhe lidhje familjare – ishte daja i nënës së tij, i cili së bashku me familjen e tij humbën jetën në masakrën e Prekazit. E për këtë, Spahiu atë kohë mund të bënte vetëm një gjë – të lajmëronte presidentin e vendit dhe Zyrën amerikane të asaj kohe. Ndër të tjera Spahiu, tregoi edhe një moment tejet interesant e të rëndësishëm, ku pas sulmit të parë në Prekaz, në vitin 1991 ai tha se e kishte takuar komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, i cili ia dërgoi një porosi Rugovës. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025