Spahiu: Do të ishte budallëk nga Kurti e Limaj që të mos bënin koalicion (VIDEO) NULL NULL 10.03.2025 18:29 10.03.2025 18:29 Në “DPT te Fidani”, njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu ka folur për mundësinë e formimit të Qeverisë nga VV dhe NISMA. Sipas tij, qeveria do të formohet pa kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. “Unë besoj që Qeverinë do ta formojë Albini me Nismën, Rashiqin dhe pakicat. Nuk e di nëse Haradinaj është i gatshëm për me u fut, dhe nuk e di nëse pas gjithë atyre telasheve dhe fjalëve të këqija që kanë ndërru nuk e di nëse edhe Albini është i gatshëm ta marrë”, tha Spahiu transmeton Klankosova.tv Sipas tij, mosformimi i Qeverisë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurtit dhe kreut të NISMA-s do të ishte “budallëk”.