Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale në Five Star Superligën e Basketbollit të Kosovës    

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 20.04.2021 08:41

Pas ndeshjeve të para çerekfinale në Five Star Superligën e Basketbollit të Kosovës, ku ndodhën surpriza, sot do të zhvillohen edhe ndeshjet e dyta për fazën e 1/8 e finaleve.

Me fillim prej orës 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Sigal Prishtna do të jetë nikoqir i Pejës.

Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.

Ndërsa takimi tjetër çerekfinal do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit. Portokalle zinjtë e Bashkimit do të sfidohen nga G.E.Ylli që para pak ditësh u kurorëzuan me trofe në Ligën Unike.

Ky ballafaqim luhet prej orës 20:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.

17:00               SIGAL PRISHTINA – PEJA                      ART SPORT 1

Në kryeqytetin e Kosovës, Sigal Prishtina do të kërkojë revanshin ndaj verdhezinjve nga Peja.

Në ndeshjen e parë bardhekaltrit u mposhtën thellë në “Karagaq” me rezultat 106-77, edhepse Peja në radhët e saj nuk e kishte Dardan Berishën.

Kjo tregon se të përzgjedhurit e Ljupco Malinkovit vazhdojnë të jenë me probleme, sikurse nga sezoni i rregullt që vetëm në ndeshjen e fundit siguruan play offin.

Peja që sezonin e rregullt e përfundoi në vendin e katërt, në ndeshjen e parë çerekfinale demoloi kryeqytetasit duke qenë shumë të saktë nga gjuajtjet për dy pikë.

Këtu djelmoshat e Dragan Radovicit ishin të saktë 61% apo 36 shënime nga 59 tentime, kundrejt Sigal Prishtinës që vuajtën në këtë pjesë me 43% saktësi apo 17 shënime nga 39 të tentuara.

Faktor tjetër ishin kërcimet, ku Peja ishin më të gjatë me 54 kërcime, 18 në fazën sulmuese teksa bardh e kaltërit arritën 37 kërcime me 23 në mbrojtje.

Një fitore eventuale e Pejës do ta eliminonte Sigal Prishtinën nga faza play off, por nëse bardhe kaltrit barazojnë serinë, atëherë ndeshja e tretë do të zhvillohet të premten me fillim prej orës 17:00.

20:00               BASHKIMI – G. E. YLLI                           ART SPORT 1

Surpriza e ndeshjeve të para çerekfinale ishte ajo mes Golden Eagle Yllit. Portokallezinjtë nga Prizreni surprizuan Yllin në palestrën “13 Qershori” me rezultat 94-79.

Në dramën e zhvilluar në Therandë nuk mjaftuan 40 minuta lojë për të përcaktuar fituesin, pasi rezultati ishte 75-75. Por në kohën shtesë prej 5 minutash, Bashkimi u vendosën më mirë duke demoluar kundërshtarin me rezultat të thellë prej 19-4 dhe në fund triumfuan me rezultat 94-79.

Ylli që gjatë gjithë pjesës më të madhe në sezonin e rregullt ishte paraqitur në mënyrë perfekte, do ta synojë fitoren e parë në çerekfinale për ta dërguar ballafaqimin në ndeshjen e tretë ku edhe do përcaktohej gjysmëfinalisti.

Objektivi këtë sezon për ta është titulli kampion dhe një eliminim që në fazën e 1/8 e finaleve do të konvertohej në një sezon të dështuar.

Nga ana tjetër, djelmoshat e Franko Sterles që nuk ishin favorit në ndeshjen e parë, tani do shpresojnë që në shtëpinë e tyre ta sigurojnë plasmanin në gjysmëfinale. Por, kjo do të jetë e vështirë duke ditur formën që Bashkimi ka kaluar në sezonin e rregullt.

Në ndeshjen e kaluar, portokallezinjtë ishin më të saktë nga dy pikët dhe e dinë se në këtë takim, Ylli do të mobilizohen më mirë në mbrojtje dhe nuk do i lejojnë shumë hapësira Bashkimit.

lajme të ngjashme