Sot vazhdon gjykimi në rastin “Administrimi i drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve NULL NULL 03.03.2026 08:16 03.03.2026 08:16 Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë, ku pritet dëshmia e dëshmitarit të dytë të ZPS-së. Një dëshmitar i mbrojtur, i cili dëshmoi dje, deklaroi se Rrustem Mustafa gjatë intervistës për Prokurorinë kishte thënë se askush nuk kishte ndërhyrë në dëshminë e tij në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte. Sipas leximit të avokatit të Fadil Fazliut, Mustafa kishte theksuar se të akuzuarit ishin shokët e tij, por se ai do të dëshmonte vetëm për ato që dinte, pa u ndikuar nga askush. Dje pyetje për dëshmitarin e parë të ZPS-së (Dëshmitari 7) parashtruan ekipet mbrojtëse të Thaçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt. Pas konfirmimit të aktakuzës, më 5 dhjetor 2024 u arrestuan Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu dhe u transferuan në paraburgim në Hagë. Hashim Thaçi mori fletarrestimin, ndërsa Hajredin Kuçi fletëthirrjen për paraqitje. Të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës (Thaçi dhe Smakaj fillimisht nuk u deklaruan, por më pas dorëzuan deklarimet me shkrim në janar 2025). Më 12 nëntor 2025, çështja iu kalua gjykatësit të vetëm për gjykim. Konferenca përgatitore u mbajt më 28 nëntor 2025, ndërsa gjykimi nisi më 27 shkurt 2026.