Sot varroset mërgimtarja që vdiq në një aksident në Gjermani NULL NULL 25.10.2025 11:11 25.10.2025 11:11 Pas një aksidenti trafiku në Gjermani, ka ndërruar jetë mërgimtarja Jeta Kozmaqi. Lajmin për vdekjen e 20 vjeçares e ka bërë të ditur xhaxhai i saj, Ajdin Kozmaqi. Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e sotme në orën 15:30. “Të nderuar familjarë, ju njoftojmë se varrrimi i mbesës tonë, Jeta (Naim) Kozmaqi, e cila ndërroi jetë në Gjermani, bëhet të shtunën (25.10.2025)me namazin i Ikindisë (15.30) në varrezat e fshatit Mazgit (afër Tyrbes). E pamja (e dielë, e hënë, e martë) mbahet në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i madh), afër Banesave të Arabëve, prej orës 09.00-17.00”, bëhet e ditur në njoftim. /Klankosova.tv