Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot varrosen viktimat e tragjedisë së Koçanit

NULL NULL
20.03.2025 08:12
North Macedonia Nightclub Fire
Ndërtesa e klubit të natës Pulse në Koçani të Maqedonisë së Veriut, ku mbetën të vdekur së paku 59 persona nga zjarri që kaploi lokalin, më 16 mars, 2025. Foto: AP

Në Koçan të Maqedonisë së Veriut në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit po hapen varret masive për viktimat nga tragjedia e 16 marsit.

Varrimi i 59 viktimave të kësaj tragjedie do të bëhet sot dhe ceremoni do të ketë edhe nëpër qytetet tjera nga ku ishin viktimat.

“Varrimi do të bëhet të enjten, por kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera”, ka thënë Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, raporton Alsat-M, transmeton Klankosova.tv.

Në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve.

lajme të ngjashme