Sot varrosen Diogo Jota dhe vëllai i tij NULL NULL 05.07.2025 09:53 05.07.2025 09:53 Sot në mëngjes në qytetin Gondomar të Portugalisë zhvillohet ceremonia mortore e futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë. Funerali nis në orën 10:00 me orën lokale dhe do të mbahet në kishën e qytetit, në një ceremoni private për familjen dhe të afërmit. Qindra qytetarë kanë marrë pjesë më herët në homazhet publike, duke i dhënë lamtumirën e fundit yllit të Liverpoolit. Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe trajneri Arne Slot dhe disa prej bashkëlojtarëve të tij. Portugezi vdiq të mërkuren pas një aksidenti fatal në Spanjë ku vetura e tij ishte përfshirë nga flakët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days